Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon të jetë krah Lëvizjes Vetëvendosje. Anëtari i AKR-së është parë edhe sot në fushatën e Vetëvendosjes.
Krah Albin Kurtit, Bahtiri shihet në takimin që Lëvizja Vetëvendosje e kishte sot në Çabër të Komunës së Zubin Potokut dhe në Lagjen e Boshnajkëve në Komunën e Mitrovicës në Veri.
Erden Atiq është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 19 majit në komunat e Veriut.
“Në Çabër të Komunës së Zubin Potokut dhe në Lagjen e Boshnajkëve në Komunën e Mitrovicës në Veri, në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje Erden Atiq dhe Liridona Kahrimani, në zgjedhjet lokale të parakohshme atje. Poashtu, edhe në mbështetje të kandidatëve tonë edhe në Leposaviq e Zveqan.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalet asnjeherë që liria, pavarësia dhe demokracia të shtrihet në gjithë Kosovën sovrane, për zhvillim pa diskriminim” shkruan Rexhep Selimi në njoftim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...