Shumë femra të martuara nga Shqipëria në Kosovë, do të rrëfejnë historitë e tyre, në një organizim të veçantë nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.
Shumë vajza nga Shqipëria, dashurinë e jetës së tyre të jetës e kanë gjetur në Kosovë, ku edhe janë martuar.
Këto vajza sipas Ambasadorit Shqiptar Qemajl Mingjozi, janë një histori suksesi. Prandaj për to ai të shtunën do të bëjë një organizim të veçantë, për të dëgjuar shumë nga historitë e tyre.
“Histori e tyre është histori e rëndësishme suksesi, dhe kjo tregon që ato pak diferenca që ekzistojnë midis krahinave të ndryshme, sepse edhe Kosova është një krahinë e Shqipërisë në kuptimin e riteve dhe zakoneve, dhe arrijnë të kapërcejnë këto vështirësi dhe bëjnë një jetë të suksesshme”, tha për RTV Dukagjinin, Qemajl Mingjozi.
Në këtë organizim sipas Mingjozit do të marrin pjesë 200 qifte.
“Do të organizojmë këtë event që do të jetë krejtësisht i veçantë në llojin e tij, ku vajzat e atëhershme, gratë e sotshme, nënat e fëmijëve bashkë me bashkëshortët e tyre do të janë në këtë event shumë të veçantë”, tha ndër të tjera Qemajl Mingjozi, përcjell Telegrafi.
Kjo nuk është hera që Ambasadori i Shqipërisë, organizon takime të tilla për qiftet të cilat i përkasin dy shteteve të një kombi.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...