Interi zyrtarisht është liruar nga Marrëveshja e zgjidhjes me FFP e UEFA-s, e nënshkruar në maj të vitit 2015, pas përmbushjes së të gjitha objektivave të tyre financiare.
Kjo do të thotë se Nerazzurët mund të kenë një skuadër të plotë në dispozicion të tyre nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ata do të kenë më shumë liri edhe për blerjet e verës.
“Dhoma hetuese e CFCB konfirmon se FC Astana, Beşiktaş JK dhe FC Internazionale Milano janë konsideruar në përputhje me objektivin e përgjithshëm të marrëveshjeve të tyre, të nënshkruara në maj 2016 për FC Astana dhe në maj të vitit 2015 respektivisht për dy të fundit”.
“Rrjedhimisht, ata tani kanë dalë të gjithë në rregull”.
“Dhoma e hetimit e CFCB vendosi të përcjellë rastin e Trabzonspor AŞ në Dhomën Gjyqësore të CFCB pasi klubi shkeli marrëveshjen e nënshkruar në maj të vitit 2016”.
“Në të vërtetë, klubi nuk arriti të përmbushte kërkesën dhe do të vlerësohet në sezon 2018/19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës