Google ADS

Ky është spitali që u bastis për transplantim organesh

19:05 | 17 Maj 2019
A. B.

Gazeta inFokus ka raportuar të enjten se Policia ka bastisur spitalin privat, Bahceci nën dyshimet për transplantim të kundërligjshëm të organeve.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Arrestimet ka ndodhur në spitalin “Bahceci”, në dalje të kryeqytetit.

Siç merr vesh Gazeta inFokus, bastisja e kësaj klinike private u bë nën dyshimin e shitblerjes së materialit gjenetik dhe shfrytëzimin e qelizave të huaja seksuale të çifteve për t’i bërë prindër të tjerë çifte prindër.

Të katër të arrestuarit janë punonjës të spitalit, përfshirë edhe mjekë.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Katër punonjësit e spitalit privat “Bahceci” po dyshohet se kanë kryer veprat penale “transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore” në bashkëkryerje.

“Ky operacion policor i përbashkët është realizuar me institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar të dyshuarit, prej tyre dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra”, njofton Policia.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe mjekë të spitalit “Bahceci”.

Policia ka njoftuar se “Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme”.

Tre të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme