Fitore me përmbysje e Golden State Warriors ndaj Portland Trial Blazers në ndeshjen e dytë finale të Konferencës së Perëndimit, me rezultatin e Serisë që thellohet në 2-0.
Në “Oracle Arena” sfida u mbyll 114-111 për kampionët në fuqi të NBA, që rikuperuan plot 17 pikë diferencë, të krijuar në favor të Blazers pak para se të mbyllej pjesa e parë.
Warriors shpërthyen në fillim të periodës së tretë me tre trepikësha radhazi dhe me një rezultat të pjesshëm 13-0 e ngushtuan diferencën në 66-69, për të marrë më pas epërsinë në fund të këtij 12-minutëshi. Në periodën e fundit pati luftë të ashpër mbi parket, por vendësit falë dhe mbështetjes së publikut në “Oracle Arena” triumfuan me 3 pikë më shumë.
Edhe pse mungonte Kevin Durant, një nga më të mirët e skuadrës së Steve Kerr, Warriors u udhëhoqën nga Steps Curry, që realizoi plot 37 pikë, dha 8 asiste dhe rikuperoi po 8 topa, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 24 pikë të tjera për vendësit. I rëndësishëm edhe “double-double” i Draymond Green, që firmosi 16 pikë e 10 rikuperime, ndërsa për Blazers nuk mjaftuan 23 pikët e 10 “rebound” të Damian Lillard dhe 22 pikët e CJ McCollum.
Tashmë takimi i tretë i serisë finale do të zhvendoset në “Moda Center” të Portlandit, ku Blazers duhet të marrin revanshin, për të shpresuar te kualifikimi në finalen e madhe të NBA. /SuperSport/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...