Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) ka kumtuar sot se është i papranueshëm çfarëdo ndryshimi i statusit të Kosovës i cili shpie ose nga njohja e pavarësisë së Kosovës si shtet i pavarur ose çfarëdo varianti të ndarjes territoriale pa të cilin nuk është i mundur korrigjimi i kufijve dhe i ka ftuar faktorët politikë të vazhdojnë dialogun, transmeton Koha.net.
“Kjo zgjidhje do të sillte paevitueshëm shpërnguljen e shumicës së popullit serb të mbetur, i cili jeton në meset me shumicë shqiptare në Kosovë deri te dëmet e paparashikueshme për trashëgiminë tonë kulturore”, thotë kumtesa dhe “sqaron” se ky nuk është qëndrim politik i KOS-it por “baritor dhe historik”, përcjell FoNet.
“Ky qëndrim nuk do të thotë assesi përkrahje e të ashtuquajturit konflikt i ngrirë por është thirrje për të faktorët politikë që ta vazhdojnë dialogun”, thotë kumtesa .
Kuvendi, vazhdon kumtesa, e ka përsëritur “njëzëri dhe pa ekuivok qëndrimin e vet të nëntorit se Kosova është pjesë përbërëse e territorit sovran të Serbisë dhe kështu se është e përcaktuar edhe me Kushtetutën e Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB –së”.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, përfshirë dhe Kosovën, pa marrë para sysh shpalljen e paligjshëm të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e njeh shumica e njerëzimit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe pesë shtete të Bashkimit Evropian, OSBE-së UNESCO -s dhe të shumë organizatave të tjera ndërkombëtare”, përfundon kumtesa.
Në Kuvendin e Kishës serbe ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë