Google ADS

Ohër, uji nga “Biljanini Izvori” është i ndotur dhe nuk guxon të pihet

15:10 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Uji nga “Biljanini Izvori” nuk është i pijshëm. Qendra e Shëndetit Publik pohon se uji është i mbushur me bakteri patogjene që janë të rrezikshme për shëndetin. Në të janë evidentuar 15 bakteri enterokoke.

Është konstatuar ndotje mikrobiologjike, janë regjistruar bakteri enterokoke patogjene që sipas Rregullores për siguri të ujit janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe ky ujë s’mund të përdoret për pije apo larje. Uji nga “Biljanini Izvori” në këtë periudhë nuk është i sigurt – tha Sasho Toçkov- drejtor i Qendrës për shëndet publik, Ohër shkruan Alsat M

Toçkov shton se dukuria e këtillë paraqitet me vite edhe atë më shpesh në këtë periudhë të vitit dhe në vjeshtë, kur ka sasi më të mëdha të ujit. Nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës, ndodh zhvendosja e ujërave nëntokësore dhe ngritja e nivelit të ujit.

Kur ujërat nëntokësore arrijnë në këtë pjesë, depërtojnë në këtë shtresë të tokës dhe kjo ndikon në ndotjen e ujit. Në periudhën qershor- korrik pritet që uji të stabilizohet, të ulet niveli i ujërave nëntokësorë, që do të thotë se bakteret patogjene do të zhduken – deklaroi Sasho Toçkov- drejtor i Qendrës për shëndet publik, Ohër.

Nga Qendra Shëndetit Publik në Ohër thonë se rregullisht e ndjekin gjendjen në terren. Ekspertët vlerësojnë se gjendja e këtillë është e palejueshme dhe patjetër institucionet urgjentisht të ndërmarrim masa që të mbrohen këto burime të njohura. Thonë se është e domosdoshme të bëhet sistem për derdhjen e ujit të pistë në objektet dhe vendbanimet që janë në afërsi të ““Biljanini Izvori”. Shtojnë se kjo dukuri është si pasojë e pakujdesit të institucioneve vite me radhë dhe mos- ndërmarrjes së masave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme