Partia Demokratike iu rikthye pa zhurmë punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas 3 muajsh bojkot.
Rikthimi i përfaqësuesve të opozitës erdhi bashkë me vendimin për të dërguar anëtarët e saj në zonat e administrimit zgjedhor (KZAZ).
Interesi i papritur per procesin zgjedhor të cilin kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë për sa kohë Edi Rama do të jetë Kryeministër solli reagimin e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili u përplas me përfaqësuesin e demokrateve në komision Njazi Kosovrasti.
Përplasja vjen një ditë pasi Partia Demokratike njoftoi se ka ndërruar mëndje dhe do të dërgojë anëtarët e saj në KZAZ-të të cilët tashmë janë plotësuar nga KQZ.
Të majtët e lexuan vendimin e demokratëve si tentativë për të bllokuar procesin, ndërsa partitë e reja opozitare si përpjekje e PD-LSI për t’u futur në zgjedhje kundër rregullave të lojës.
Vetë Partia Demokratike sqaroi aktin e saj me dokumentimin e shkeljeve të rënda që po i bëjnë procesit anëtarët e majtë të KZAZ-ve./tch
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve