Parlamenti i Letonisë e ka miratuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut në NATO

09:14 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Parlamenti i Letonisë miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Siç thonë nga atje, sot është miratuar draft-ligji me të cilën ratifikohet protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“NATO siguron mbrojtje dhe siguri për gati një miliardë qytetarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Me pranimin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë 30 shtete anëtare, të gjitha gati për të mbrojtur njëri-tjetrin. Pranimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë gjithashtu pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, tha Richard Coles, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme përgjegjës për draft ligjin në Saima, transmeton Nova Tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme