Siç duket, AC Milani është duke menduar me të vërtetë për Maurizio Sarrin.
Bazuar në një raport së fundmi nga SportMediaset, duket se drejtori ekzekutiv i skuadrës italiane Ivan Gazidis është nisur për në Londër në mënyrë që të takohet me Maurizio Sarrin, transmeton portali arbresh.info.
Edhe nëse Chelsea fiton Evropa Ligën, shanset që “Blutë” të shkarkojnë trajnerin e tyre aktual janë të mëdha ndërkohë që Milani besohet të jetë duke qëndruar me sy hapur.
“Rossonerët” raportohet të jenë të gatshëm për t’i ofruar një kontratë tri vjeçare trajnerit italian.
Në rast se Maurizio Sarri pranon këtë marrëveshje, atëherë 60-vjeçari do të pranojë 3 milionë euro për sezon./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës