Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. Nëse bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.
Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqenie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm. Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.
Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet. Gjithashtu ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët. Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjelbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë. Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut.
Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjëndrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Shurupi vlen sidomos për bronkitin. Gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...