Olti Curri për konferencën e Loredanës: Ishte si klip i këngëtareve që këndojnë në fast food

23:00 | 16 Maj 2019
A. B.

Olti Curri kishte disa fjalë për konferencën e Loredanës, të cilën e mbajti ditë më parë në Prishtinë.

Rastin e Loredanës e ka komentuar edhe opinionisti i njohur shqiptar, Olti Curri, i cili ishte i ftuar në një intervistë te “Rudina”.

“E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje. Konferenca e shtypit m’u duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë”, tha ai.

Curri ka shtuar se edhe gazetarët e pranishëm në konferencë nuk ishin të vëmendshëm, madje kishte edhe një krahasim interesant për konferencën e reperes.

“Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj. Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh si mund të thuash që do e ndihmosh. Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro? Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe”, deklaroi Olti.

Kujtojmë se lidhur me këtë rast ka folur së fundi edhe ministri Valdrin Lluka në një intervistë për mediet zvicerane, ku tha se ka dëgjuar për këtë çështje, por ky rast e preku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme