Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Artit, Arbër Ademi si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, morën pjesë sot në konferencën ndërkombëtare shkencore-ekspertë, “70 vjet edukim i organizuan, rehabilitimin dhe punësim i personave me aftësi të veçanta në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Ata janë të njëjtë si të gjithë ne, ata kanë nevojë vetëm për më shumë mbështetje për të marrë arsimim, për të marrë trajtim të duhur nga institucionet, ndërsa pastaj të punësohen”, tha Zaev në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës në Manastir .
Duke përmendur shembullin e Ninës, e cila mënyrë përgjegjëse, profesionale dhe me zell punon në bibliotekën qeveritare dhe është vajzë me sindromën Down, kryeministri Zaev theksoi se të gjitha institucionet duhet të hapin dyert dhe t’u japin mundësi të barabarta punësimi për të gjithë, pavarësisht nga pamja e tyre fizike.
Promovimi i të drejtave dhe sigurimi i kushteve më të mira për personat me aftësi të veçanta, siç tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, janë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Në të njëjtën kohë, sipas ministres Carovska, me Ligjin e ri për Mbrojtjen Sociale, që është pjesë e reformës sociale, janë prezantuar dy shërbime krejtësisht të reja për personat me aftësi të veçanta, ndihmë personale dhe shërbim në shtëpi.
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...