Google ADS

Luka Jovic finalizon transferimin në Real Madrid

19:29 | 16 Maj 2019
Arbresh Info

Luka Jovic thuhet mbrëmjen e sotme (e enjte) se ka finalizuar transferimin në Real Madrid.

Siç raporton Sky Sports, sulmuesi i Eintracht Frankfurtit ka finalizuar transferimin prej 60 milionë euro te gjiganti spanjoll në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi 21-vjeçar i Serbisë ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me skuadrën nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes.

Ai do të fitojë 50 milionë euro në përgjithësi brenda këtyre viteve apo 10 milionë euro në vit.

Sipas raporti nga Sky, Jovic është përforcimi i parë për merkaton verore nga ‘Los Blancos’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme