Këtë të enjte gjykata ka vendosur për lirimin e shtatë protestuesve që morën pjesë në protestën marshim të organizuar ditën e hënë. Në lidhje me vendimin ka folur ish deputeti Flamur Noka, i cili ka paralajmëruar forcat e policisë që të mos fabrikojnë prova kundër qytetarëve që protestojnë, pasi shumë shpejt do të përballen me ligjin.
Noka: Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës.
Ju bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë që marrin urdhëra politikë nga Rama dhe sajojnë prova, ta ndalin këtë fenomen dhe proces. Sepse së shpejti, një ditë drejtësia do të veprojë, opozita mban shënim çdo gjë. Dita e gjykimit për oficerët e policisë që fabrikojnë prova do të vijë, për ata që nuk i shërbejnë shtetit dhe ligjit, por krimit dhe pushtetit. Ata do të japin llogari, sepse të fabrikosh prova është krim”.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...