Portieri i Kosovës, Arjanet Muriqi është pjesë e lojtarëve të rinj më të mirë në Premierë Ligë.
Uebfaqja e njohur sportive GOAL ka vendosur futbollistin kosovar në njëmbëdhjetshen më të mirë U21 të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Muriqi ishte shfrytëzuar nga Manchester City në ndeshjet e tyre në kuadër të Kupës EFL dhe pavarësisht se nuk ka bërë ndonjë paraqitje në Premierë Ligë, GOAL e ka zgjedhur në listën e lojtarëve më të mirë.
Uebfaqja po ashtu përmend debutimin e 20-vjeçarit me skuadrën tonë kombëtare, penaltitë e pritura në çerekfinale kundër Leicester Cityt dhe portën e pastër në katër ndeshje.
Në listën e lojtarëve U21 më të mirë nga GOAL janë edhe yjet si Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Juan Foyth (Tottenham), Joe Gomez (Liverpool), Ryan Sessegnon (Fulham), Declan Rice (West Ham), Matteo Guendozi (Arsenal), David Brooks (Bournemouth), Richarlison (Everton), Marcus Rashford (Manchester United) dhe Dwight McNeil (Burnley)./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...