E konfirmuar: Valverde qëndron në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm

17:29 | 16 Maj 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se do të vazhdojë qëndrimin si trajner edhe sezonin e ardhshëm duke shtuar se do të ketë mbështetje dhe përkrahje të plotë nga bordi i klubit.

E ardhmja e 55-vjeçarit është vënë në pikëpyetje pas eliminimit tronditës javën e kaluar në Ligë të Kampionëve në duart e Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.

Por, Bartomeu insiston se klubi është “shumë i lumtur” me trajnerin e tij, i cili i ka siguruar atyre dy tituj radhazi në ligë ndërkohë që janë edhe në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias më vonë gjatë këtij muaji.

“Ernesto tashmë e ka thënë edhe një ditë më parë, ai ka mbështetjen e presidentit dhe bordit sepse është trajneri që ne duam, ai ka një kontratë në detyrim dhe ne jemi shumë të lumtur me të”, u ka thënë sot (e enjte) Bartomeu gazetarëve.

“Plani për sezonin e ardhshëm ka filluar që një kohë. Tashmë kemi nënshkruar me disa lojtarë dhe do të vazhdojmë të flasim kur të përfundoj finalja e Kupës”

“Tani është koha për lojtarët që të rikuperohen nga tronditja mendore që kemi pësuar, por rezultati i finales në Kupë nuk do të jetë vendimtar për askënd”

“Ne vijmë nga një disfatë e dhimbshme dhe duhet të rikuperojmë shpirtin tonë, entuziazmin tonë dhe dëshirën tonë për të garuar, por ne jemi duke u rikuperuar nga eliminimi evropian”, përfundoi Bartomeu./arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme