Google ADS

Islam Pacolli kërkoi që të ndryshohet rendi i ditës e familjarët e të zhdukurve të mos presin

14:24 | 16 Maj 2019
Arbresh.info

Ani pse në rend dite ishte edhe formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë dhe të ftuar në Kuvend ishin familjarët e personave të zhdukur në Kosove kësaj pike nuk iu dha prioritet

Seanca plenare vazhdoj me pikat e parapara në rend dite, shkruan arbresh.info.

E ndaj këtij veprimi ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli. Ai në fillim të seancës ka kërkuar që të përshpejtohen pikat tjera.

“Unë jam që t’i nderojmë familjet që gjenden këtu dhe të përshpejtojmë me propozimin e Daut Haradinajt”, ka thënë Pacolli.

Por Kuvendi i Kosovës vazhdoj punën me rendin e ditës të paraparë për këtë seancë duke lënë familjarët e të pagjeturve në mesin e tyre dhjetëra të moshuar të presin./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme