“Xhandarmëria serbe hynë në territorin e Kosovës e qytetarët përdorin rrugë të arave”.
Kështu deklaroi deputeti I Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Rexhaj tha se kjo po ndodhë në fshatin Karaçevë ndërsa KFOR dhe Policia u kanë krijuar qytetarëve rrugë alternative për të mos kaluar në këtë pjesë.
“Në fshatin Karaçevë të Kamenicës në rrugën që lidhë fshatrat lokale hynë xhandarmëria serbë, KFORI dhe Policia e Kosovës kanë krijuar një rrugë alternative nga arat e këtyre fshatrave për të mos kaluar në atë pjesë e kjo e deklaron se e njohin Serbinë”, ka thënë Rexhaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarje.
“Unë kam qenë këtu dhe dua të ju them qytetarëve sepse kjo Qeveri është e papërgjegjshme teksa me sy të mijë kam pa xhandarmërinë serbe hynë në territorin e Republikës së Kosovës madje jam përballë me veturë me ta. Pyetja ka pas të bëj rreth demarkimit a do të ndodhte në anologji delimitimi i kufirit edhe në këtë pjesë”, ka thënë Rexhaj.
Deputeti i VV-së, ka shtuar se këtë pyetej e ka drejtuar kohë më parë.
“Këto pyetje të cilat I kam bërë kanë qenë kohë përpara e I janë drejtuar kryeministrit e ai nuk është këtu për t’u dhënë përgjigje unë po detyrohem t’i bëj edhe pa praninë e tij”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: “Korrigjimin i lehtë” i Presidentit mund të përfshijë edhe 26 mijë hektarë tokë të Kamenicës
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...