Pas krizës së rëndë politike që vazhdon prej disa muajsh në Venezuelë, pretendohet se mes qeverisë dhe opozitës është zhvilluar një dialog, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit të lajmeve Alnavio, mësohet se pas një propozimi për ndërmjetësim nga Norvegjia, përfaqësues nga qeveria dhe opozita të cilët që nga fillimi i krizës e deri tani nuk kanë patur ndonjë kontakt kanë udhëtuar në kryeqytetin e këtij vendi Oslo.
Pavarësisht se pretendohet që delegacionet janë takuar dy herë, deri tani nga të dyja palët nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me takimet.
Delegacioni i qeverisë përfshin Jorge Rodriguez, Zëvendëspresident, përgjegjës për Komunikimin, Kulturën dhe Turizmin dhe Hector Rodriguez, guvernator i rajonit Miranda.
Ndërsa delegacioni opozitar përfaqësohet nga ish-deputetët Gerardo Blyde dhe Fernando Martinez Mottola dhe ish-ministri Carlos Andres Perez. Nëse bisedimet përparojnë, në delegacionin e opozitës do të përfshihet edhe nënkryetari i Asamblesë Kombëtare (AN), Stalin Gonzales.
Në Venezuelë, e cila ndodhet në një krizë të madhe politike që prej disa muajsh, opozita tentoi të kryejë grusht shteti në orët e para të 30 prillit.
Juan Guaido dhe Leopoldo Lopez i cili ka shkelur arrestin shtëpiak pasi mbërritën në urën Altamira përballë bazës ajrore La Carlota, bashkë me një grup ushtarakësh tentuan të rrëzojnë presidentin Nicolas Maduro dhe i bënë thirrje popullit për të dalë në rrugë. Pas kësaj thirrjeje opozitarët dolën në rrugët e shumë qyteteve të vendit ndërsa më pas protestat u shndërruan në akte dhune kryesisht përreth La Carlota në Caracas.
Meqë edhe mbështetësit e Maduros u mblodhën përreth rezidencës Miraflores, Lopez fillimisht u strehua në ambasadën e Kilit dhe më pas në atë spanjolle ndërsa Guaido u shfaq në një video-mesazh dhe i bëri thirrje popullit sërish të dalë në rrugë.
Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar dhe mori mbështetje nga shumë vende të Amerikës Latine dhe Perëndimore, veçanërisht SHBA-të.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte