Google ADS

Përplasen mes vete kandidatët për president të Komisionit Evropian

08:44 | 16 Maj 2019
Arbresh.info

Kandidatët që po ‘luftojnë’ për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Evropian janë përplasur në një debat televiziv që është transmetuar nëpër BE.

Kjo ishte pjesë e spitzenkandidat apo procesi i kandidatit udhëheqës, ku garuesit për pozitën janë paraqitur nga grupet panevropiane të partive politike të një mendjeje të ngjashme në Parlamentin Evropian, transmeton portali arbresh.info.

Çdo aplikant duhet të konkurrojë në zgjedhjet evropiane, të cilat do të mbahen më 23-26 maj.

Puna vjen me një staf prej më shumë se 30,000 njerëzve, një vend në samitet e udhëheqësve të BE dhe të drejtën për të propozuar ligje të reja evropiane.

Koncepti u provua për herë të parë në vitin 2014. Synon të bëjë që emërimi të duket më demokratik, duke e vendosur fituesin përmes diçkaje që ngjan me një fushatë zgjedhore.

Gjashtë kandidatë ishin në skenë në Bruksel:

Manfred Weber, Partia Popullore Evropiane

Frans Timmermans, Partia e Socialistëve Evropianë

Margrete Vestager, Liberale

Ska Keller, Partia Evropiane e Gjelbër

Nico Cué, E majta Evropiane

Jan Zahradil, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë

Pra, kush do të fitojë?

Figura nga klane të ndryshme politike janë përmendur si spitzenkandidaten por asnjëri prej tyre  nuk arritën të përmbushnin kriteret për të marrë pjesë në debatin televiziv apo kurrë nuk e përqafuan plotësisht idenë.

Më parë zgjedhja bëhej sipas grupit të cilit fitonte shumicën e ulëseve në zgjedhje.

Kështu Jean-Claude Juncker mori punën pesë vjet më parë, pavarësisht kundërshtimeve nga David Cameron dhe kryeministri hungarez Viktor Orban./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme