Top Story i “Top Channel” udhëtoi në Huk Van Holand, qytezën e vogël bregdetare rreth 25 kilometra në perëndim të Roterdamit, pikërisht aty ku autoritetet holandeze deklarojnë edhe numrin më të lartë të shqiptarëve që kapen ndërsa tentojnë të shkojnë drejt Anglisë.
Porti është nën kontrollin e Royal Marechaussee një prej 4 shërbimeve të forcave të armatosura të Holandës. Bëhet fjalë për një forcë xhandarmërie që përfshin forcë policore, ushtarake dhe civile, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni Arjan Batelaan, komandant brigade në Huk Van Holand, shpjegon në detaje mënyrën dhe mjetet me të cilat kontrollojnë ngarkesat në kamionët që hyjnë në këtë port, ku përfshihet edhe një qen i trajnuar për të nuhatur erën e qenieve njerëzore.
“Zakonisht ka mall, por ekziston dhe mundësia që të ketë emigrantë të paligjshëm. Përpiqemi që t’i dallojmë, që t’i ndalojmë. Përpiqen edhe të varen poshtë kamionëve, te akset. Por edhe aty e kemi të lehtë t’i diktojmë, sepse kemi sisteme të veçanta kamerash që mund të shohin poshtë kamionit. Gjasat për të arritur në Britani janë pothuajse zero. Nuk kanë asnjë mundësi. Për shkak të masave që kemi ndërmarrë këtu, por edhe sepse bëhet një kontroll i dytë në Britani. Nëse lëmë ne diçka, kontrollohen përsëri në Britani dhe do të kapen atje. Do të jetë e pamundur të kalojnë”, tha Arjan Batelaan, Komandant Brigade, Rotterdam.
Ajo që shqetëson më tepër autoritetet holandeze, është rreziku tepër i lartë që ndërmarrin shqiptarët për të kapërcyer në Angli. Një pjesë e tyre fshihen brenda kontenierëve frigoriferik, që në rastin më të keq mund të përfundojnë të ngrirë.
“Duan të shkojnë në Britani për një jetë më të mirë ekonomike atje. Zakonisht nuk qëndrojnë në Holandë, por përpiqen të kalojnë kufirin për në Britani. Por është shumë e rëndësishme të dihet që është shumë e rrezikshme. Rrezikojnë të vijnë brenda një kamioni të vulosur, të izoluar, dhe mund të ndodhë që të ngrijnë. Brenda kontejnerëve. Kur janë brenda, në varkë… Ekziston mundësia të bjerë zjarr dhe ata s’do të dilnin dot. Është shumë e rrezikshme, sepse njerëzit brenda në kamionë rrezikojnë të ngrijnë brenda. Është shumë ftohtë. Ekziston edhe mundësia që të mos marrin dot frymë mirë, sepse s’ka mjaftueshëm oksigjen. Nuk ia vlen sipërmarrja, për shkak të rrezikut. Është 100% e sigurt që do t’i diktojmë, ndaj mos rrezikoni”, tha Arjan Batelaan, Komandant Brigade, Rotterdam.
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/629640287551729/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...