Presidentja kroate i thotë Mogherinit menjëherë të hiqen vizat për Kosovën

01:41 | 16 Maj 2019
Trina Galanxhi

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron liberalizim sa më të shpejtë për kosovarët.

Këto komente ajo o ka bërë në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

“Mos uniteti i vendeve të BE-së, shteteve anëtare, pavarësisht prej frymës pozitive që ka qenë dhe bartësve të institucioneve të BE-së, ka ardhur në një situatë të tillë që Kosova padrejtësisht ende mbetët vendi më i izoluar në Evropë, dhe sinqerisht nuk kemi si lidership asnjë përgjigje për opinionin publik, për njerëzit në Kosovë, për qytetarët e saj,transmeton Gazeta Metro.

Vazhdoj të theksoj shumë hapur që është një padrejtësi, tani është edhe diskriminim dhe një ndëshkim krejt i panevojshëm”, tha ajo.

Të ngjashme