Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden e ka zgjeruar shkallën e kryesimit të tij ndaj shumë kandidatëve në garë për t’u emëruar zyrtarisht nga Partia Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ai është rritur me 5 për qind që nga momenti i futjes në garë në fund të muajit prill, sipas një sondazhi mujor që zhvillohet nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania Ipsos.
Sondazhi u publikua të mërkurën dhe sipas tij 29 për qind e demokratëve dhe të pavarurve thonë se do të votonin për zotin Biden në garën brenda shteteve që nis vitin e ardhshëm. Në fund të muajit prill mbështetja ndaj tij rezultonte në 24 për qind.
Zoti Biden kryeson mes të gjitha grupeve të mëdha demografike, përveç moshës nga 18-37 vjeç, të cilët favorizojnë senatorin e Vermontit Bernie Sanders ndaj zotit Bidenin, përkatësisht 18 me 16 për qind.
76 vjeçari Joe Biden qëndron në pozita më të fortë për të qenë kandidat zyrtar pavarësisht nga pikëpyetjet që lidhen me moshën dhe qëndrimet e tij cetriste. Ai gjithashtu është ballafaquar me kritika për prekje të padëshiruar të grave si dhe lidhur me trajtimin që i ka bërë profesores së drejtësisë Anita Hill tre dekada më parë, gjatë një seance dëgjimore për miratimin e kandidaturës së Clarence Thomas për Gjykatën e Lartë amerikane.
Anketa mujore tregoi se 29 për qind e grave që identifikuan si demokrate dhe të pavarura thanë se e mbështesin zotin Bidenin, 4 për qind më shumë se muajin e kaluar.
Sipas sondazhit në mesin e demokratëve të regjistruar, ata që mbështesin kandidatë të tjerë renditën zotin Biden si alternativë kryesore nëse përzgjedhja e tyre paraprake del nga gara.
“Kjo do të thotë se nuk ka një bllok domëthënës kundër Bidenit mes votuesve që mbështesin kandidatë të tjerë”, thotë Chris Jackson, ekspert për sondazhet në kompaninë Ipsos.
“Në këtë moment, Joe Biden kryeson garën për zgjedhjen e kandidatit zyrtar të demokratëve” shtoi zoti Jackson.
Me gjasë kandidati demokrat do të përballet me Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Krahas zotit Biden, 13 për qind e demokratëve dhe të pavarurve thonë se do të votonin për zotin Sanders. Sipas sondazhit asnjë nga kandidatët e tjerë nuk mori më shumë se 6 për qind mbështetje. /voa
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...