Google ADS

Sociologët: Kombi shqiptar rrezikon të zhduket

22:24 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Popullsia e Shqipërisë jo vetëm që po plaket, por edhe po tkurret me ritme të shpejta. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Evropë, me moshë mesatare 28 vjeç, sot ajo është 35.4 vjeç. Madje, popullsia do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Në 10 vitet e fundit numri i popullsisë është reduktuar me 333 mijë banorë, pasi nga 3.195.000 banorë në 2010, më 1 janar 2019 rezultoi  2.862.427 banorë.

Reduktimi i popullsisë nuk do të ndalet pasi sipas projeksioneve të INSTAT për pesë vitet e ardhshme, popullsia do të reduktohet nën  2.7 milionë banorë. Për sociologun Zyhdi Dervishi janë disa arsye që vendi ynë ndodhet në këtë situatë.

Profesor Dervishi tkurrjen e popullsisë e konsideron  një kambanë alarmi për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi pasi rrezikohemi si komb.

Të gjithë treguesit bëjnë të qartë rrezikun që na kanoset si komb, pasi shtesa e popullsisë po shkon drejt zeros. Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje.  Ndërkohë që në 2018 janë vetëm 28.934 foshnja dhe  21.804 vdekje.

Ndërsa të dhënat për tre mujorin e parë të këtij vitit tregojnë se lindjet tejkalojnë me vetëm 37 numrin e vdekjeve./klanplus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme