Një doktor australian dhe ekipi i tij për një kohë të gjatë kanë qenë duke punuar për të sjell një tretman revolucionar i cili besohet se mund të jetë kura për kancerin.
Dr. Ken Micklethwaite thotë se trajtimi i ri i përdor qelizat e modifikuara të imunitetit, të cilat quhen qeliza CAR T, e të cilat mund t’i kërkojnë qelizat kanceroze të cilat sistemi i imunitetit nuk i gjen dhe t’i shkatërrojë ato, transmeton Telegrafi.
“Ne i marrim qelizat e imunitetit të cilat janë të paafta ta vërejnë kancerin, ua injektojmë atyre gjenin i cili u mundëson t’i vërejnë qelizat kanceroze dhe t’i vrasin ato”, ka deklaruar Dr. Micklethwaite për “60 minutes Australia”.
Trajtimi përfshin vetëm një injeksion të vetëm me qeliza të modifikuara – ndryshe nga trajtimet tradicionale me rrezatim dhe kimioterapi.
Trajtimi është përdorur në SHBA me një shkallë suksesi deri në 80%, pasi së fundmi është aprovuar nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.
Megjithatë, kostoja e këtij injeksioni është jashtëzakonisht e lartë – gjysmë milioni dollarë për një trajtim.
Megjithatë, Dr. Micklethwaite dhe ekipi i tij janë duke punuar për një metodë të re të krijimit të qelizave CAR T në mënyrë që ta zvogëlojnë çmimin në 10,000 dollarë për dozë.
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...