Google ADS

Këto janë këngët favorite që mund të fitojnë Eurovizionin 2019

17:19 | 15 Maj 2019
A. B.

Kanë filluar mbrëmë netët gjysmëfinale të Eurovision 2019.

Mbrëmë kanë performuar gjysma e shteteve pjesëmarrëse, ndërsa të enjten do të mbahet nata e dytë, ku këndon edhe Shqipëria.

Shteti shqiptar këtë vit merr pjesë me këngën ‘Kthehu tokës’ nga Jonida Maliqi dhe nesër do të kërkojë kualifikimin për në natën finale.

Megjithatë, Jonida nuk po konsiderohet ndër këngët favorite që këtë vit mund të mbledhë më së shumti pikë.

Kompanitë e basteve kanë vlerësuar disa nga këngët që priten të kenë suksesin më të madh në këtë edicion, dhe vetëm tri nga këto këngë janë konkurrente më të forta që kanë gjasa që të marrin vendin e parë. /express

E para prin kënga ‘Arcade’ e Holandës, e cila në baste ka kuotën 5/2 për të fituar.
https://youtu.be/Eztx7Wr8PtE

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme