Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për medie në lidhje me seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika të ashpra kundrejt Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Hoti e ka quajtur të paralizuar punën në Kuvendin e Kosovës, ku tha se në këtë kuvend kalojnë vetëm pikat e pozitës, ato pika të cilat Kadri Veseli arrin të dakordohet me opozitën, përkatësisht me Partinë Socialdemokrate.
“Edhe sot ishte një seancë e dështuar në Kuvendin e Kosovës. Në renditje sot kemi pas Kemi pas 61 pika, këto kanë qenë pika nga 11 seanca të sezonit vjeshtor 2018 dhe seancave të këtij viti prej të cilave asnjë nuk është mbyllur me votim. Praktikisht Kuvendi i Kosovës ka një kohë që është paralizuar plotësisht , në Kuvend kalojnë vetëm ato pika që dëshiron t’i mbështesë opozita, pra, është e qartë që ky Kuvend nuk ka shumicë parlamentare, kalojnë vetëm pikat e opozitës dhe sigurisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i dakordoj me PSD-në. Kadri Veseli që e quan shef të koalicionit PAN nuk merr asnjë përgjegjësi për kaosin ku e ka future Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë” tha Hoti
Veç këtyre ai tha se si parti janë në gjendje të vazhdojnë këtë mënyrë të bërit opozitë deri në rrëzimin e koalicionit PAN, pasi sipas Hotit kjo Qeveri udhëheq në mënyrë jodemokratike.
“Është bërë një vit ku institucionet e Kosovës udhëhiqen në mënyrë jo demokratike. Një qeveri që nuk e ka shumicën në kuvendin e Kosovës është duke e mbajt peng rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Ne si LDK jemi të vendosur që mos të lejojmë në këtë formë të qeverisjes dhe normalisht me angazhimin tonë në kuvendin e Kosovës kemi treguar që kjo Qeveri nuk mund të udhëheq me legjitimitet. Ne do vazhdojmë çdo ditë të bëjmë këtë opozitë deri në rrëzimin përfundimtarë të këtij koalicioni të dëmshëm për vendin” tha ai
Kujtojmë se sot u vendos që seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për shtyhet për mungesë kourimi./Arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”