Barcelona është vendosur për të shitur mesfushorin Philippe Coutinho këtë verë për 100 milionë euro.
Siç duket, një si lloj loje shahu ka nisur mes klubit katalunas dhe reprezentuesve të brazilianit, ku të dy skuadrat e duan të njëjtën gjë – për të gjetur një rrugë largimi për Coutinhon, por palët nuk i kanë zgjatur ende duart, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori i zhdërvjelltë arriti në Camp Nou nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për një tarifë prej 160 milionë euro, por duket se Coutinho do të largohet nga klubi pa asnjë trofe të Ligës së Kampionëve në emrin e tij dhe prandaj tarifa e tij është rënë.
Liverpooli, i cili ishte klubi që eliminoi nga kompeticioni elitë e Evropës skuadrën e “Blaugranëve” me një rikthim tronditës në gjysmëfinale, nuk do të jetë aspak e pakënaqur në lidhje me këtë situatë.
Sidoqoftë, Barcelona ka nevojë për të holla për shkak se ata tashmë kanë siguruar shërbimet e Frenkie de Jongut dhe besohet se kërkojnë edhe Matthijs de Ligt dhe Antoine Griezmanin./arbresh.info/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme