Interi raportohet se ka vendosur të shes mesfushorin Matias Vecino këtë verë.
Vecino iu bashkua Interit nga Fiorentina dy vite më parë dhe ka shënuar golin që i dha fund mungesës prej gjashtë vite nga Liga të Kampionëve kundër Lazios në ditën e fundit të sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Calciomercato pretendon se “Nerazzurrët” nuk janë të kënaqur me kontributin e tij të përgjithshëm pas një sezoni të shënuar si “mediokëri”.
Uebfaqja shton se Beneamata është duke kërkuar rreth 25 – 30 milionë euro për uruguaianin.
Interi pagoi 24 milionë euro për të nënshkruar me 27 vjeçarin, i cili ka bërë 33 paraqitje për vendin e tij dhe thuhet se ka shtruar kërkesë për transferim në fillim të këtij sezoni./arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...