San Francisko qyteti i parë që ndalon teknologjinë e njohjes së fytyrës

10:07 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për ndalim të përdorimit të njohjes së fytyrës, qyteti i parë amerikan që e bën një gjë të tillë.

Teknologjia në rritje nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, të tilla si autoriteti i transportit të qytetit apo forcat e rendit, transmeton portali arbresh.info.

Si rrjedhojë, çdo plan për të blerë teknologji të reja survejimi tani duhet të miratohet fillimisht nga administratorët e qytetit.

Kundërshtarët e një mase të tillë thanë se kjo gjë do të vendosë njerëzit në rrezik dhe zvogëlojë përpjekjet për të luftuar krimin.

Ata që ishin në favor thanë se teknologjia që ekziston sot nuk është fort e sigurt, dhe përfaqëson shkelje të panevojshme të privatësisë dhe lirisë së njerëzve.

Në veçanti, kundërshtarët argumentuan se sistemet janë të gabuara, sidomos kur merren me gra ose njerëz me lëkurë të errët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme