Google ADS

Drejtësia qe një dekadë po i ikën vetingut

08:22 | 15 Maj 2019
V. S.

Që nga viti 2009 institucionet e drejtësisë në vend nuk i janë nënshtruar një procesi të ri të vetingut, gjë e cila sipas njohësve të drejtësisë pengon luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Ata vlerësojnë që nuk ka sinjale se procesi i vetingut do të ndodhë së shpejti.

Për gati një dekadë në Kosovë është paraqitur nevoja për një proces të ri të vetingut, që do të përfshinte Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe gjykatat vendore, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar të ndodhë për tashmë disa vite për shkak të mosseriozitetit të vet institucioneve të vendit për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare që gjithë pjesëtarët e sistemit të drejtësisë në Kosovë të futen në një venting, një gjë e tillë nuk ka arritur të realizohet qysh nga viti 2010, kur për herë të fundit u bë një veting në institucionet e drejtësisë në vend, shkruan “Zëri”.

Sipas njohësve të drejtësisë, Kosova aktualisht gjendet në një situatë ku pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor nuk kanë interes për të pastruar sistemin e drejtësisë nga personat politikë dhe të korruptuar, përkundrazi ata po bashkëveprojnë dhe po i ofrojnë njëri-tjetrit imunitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme