Nisin punimet e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike

07:24 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Komuniteti “Cyber Security and Privacy” organizon sot hapjen dhe punimet e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV.

Në Konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që e kanë mbështetur nismën e Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi si: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministria e Ndërmarësisë dhe Inovacionit, PTK, ARKEP, Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi,Bullgaria, Kroacia, ekspert dhe kompani të njohura ndërkombëtare te fushës se sigurisë kibernetike dhe privatësisë :Enisa, Google, Facebook, HackerOne, Gjirafa, Cisco, Deloitte etj.

Komuniteti “Cyber Security and Privacy” edhe sivjet ka siguruar folësit më me renome të fushës kibernetike dhe privatësisë.

Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të CSP IV, vjen Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit ENISA, e cila punon ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin privat për të ofruar këshilla dhe zgjidhje sa i përket teknologjisë kibernetike, zhvillimin e strategjive kombëtare të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin e CSIRT-ve, ngritjen e kapaciteteve dhe shumë aspekte të tjera.

Po ashtu, Benjamin Kunz Mejri është risia e radhës e këtij edicioni të CSP-së. Ai renditet në top 5 hakerët më të mirë në Botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme