Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimi që është marrë për arrestimin e tij gjatë vikendit është shkelje ligjore, pasi praktika të tilla merren vetëm në raste urgjente.
Molliqaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se protestat që ai ka bërë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes ishin të drejta dhe i kanë kontribuuar shoqërisë.
“Nuk jam pishman për asnjërën nga protestat ku kam marrë pjesë. Prokuroria dhe gjykatat duhet t’i japin më shumë prioritet luftës kundër korrupsionit dhe krimit, pa përjashtuar edhe rastet e protestave. Për mua është e çuditshme dhe mendoj që nuk i ndihmon shtetit të Kosovës, që të dielën të merr vendim për një protestë që është bërë para katër viteve”.
Deputeti i PSD-së, ka thënë se është interesant që në ato protesta kanë marrë pjesë shumë persona që tash janë në Vetëvendosje e PSD, por sipas tij vetëm ata të PSD janë në target për arrestim.
“Nuk ka më arrestime të personave nga Vetëvendosje. I vetmi person që arrestohet prej ndarjes së Vetëvendosjes më duket se jam unë”, tha ai.
Molliqaj ka thënë se me arrestimin e tij janë bërë shkelje ligjore pasi nuk ekziston ndonjë dokument që ai është ftuar për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...