Pas 6 dekadash kërkimi, vajza gjen nënën e saj biologjike

21:44 | 14 Maj 2019
Trina Galanxhi

Një grua 81-vjeçare irlandeze, ka përjetuar një gëzim të madh pasi e takoi nënën e saj të lindjes pas më shumë se 60 vjet kërkimesh.

Eileen Macken, e cila u rrit në një jetimore të Dublinit, ka kërkuar nënën e saj që nga mosha 19 vjeç, transmeton portali arbesh.info

Pasi tregoi historinë e saj në Liveline të RTÉ Radio 1, Macken u kontaktua nga një gjeneral i cili arriti të gjurmonte nënën e Macken në Skoci.

Macken udhëtoi për në Skoci muajin e kaluar, së bashku me bashkëshortin, vajzën dhe dhëndrin, për të takuar nënën e saj 103-vjeçare, Elizabetën.

“Ajo është gruaja më e bukur në botë”, tha vajza për nënën e saj pas takimit të parë.

Ajo tha se kishte një “bisedë të mrekullueshme” me nënën e saj, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të 104-të këtë fundjavë.

Vajza ka falenderuar të gjithë që kanë ndihmuar në gjetjen e nënës së saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme