Një fanse e Angela Merkel kërceu nga furgoni isaj që të bënte një foto me kancelaren gjermane. Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mëynrë vetura u aksidentua me hundën e aeroplanit në pistën e aeroportit të Dortmundit.
Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa aeroplanin zyrtar të kacelares. Merkel u detyrua që të kthehet në Berlin me helikopter deri sa po inspektoheshin dëmet në aeroplan.
Ka pasur një numër të incidenteve që kanë të bëjnë me aeroplanët e qeverisë gjermane, gjë që ka bërë të ketë një mungesë të tyre, raporton BBC.
Nëntorin e kaluar, Merkel humbi takimin hapës të samitit të G-20 në Argjentinë pasi pati probleme teknike që e bënë avionin të bënte një ulje emergjente. Kjo vonoi arritjen e saj në Argjentinë me 12 orë. Në tetor, ministri i financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, u detyrua që të fluturonte me aeroplan komercial pasi brejtësit hëngrën kabllat elektrike në aeroplanin e tij para një takimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar./Express
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...