Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Arden ka refuzuar një ‘’bakshish’’ të një vajze të re që është munduar të bindë lideren që të kërkojë dragonjë.
Arden dërgoi një letër me 30 prill një vajze të vogël me ermin Victoria, duke e informuar atë se ajo nuk do ketë mundësi që të ndihmojë atë për kërkime të dragonjëve dhe telepatisë.
Letra, që mban vulën e kryeministres, është shpërndarë në rrjetin social Reddit nga vëllau i vajzës së vogël.
“Me sa shoh motra ime e vogël ka dashur të korruptojë Jacindën”. Shkroi ai.
Arden kishte bashkangjitur 5 dollarë letrës, duke i thënë që edhe pse ideja e vajzës së vogël ishte interesane, ajo duhet të refuzonte me mirësjellje kërkesën e saj.
“Gjithsesi do të mbajë sytë hapur për dragonjë”, shkroi Arden në fund të letrës duke bërë që vajza e vgël të mos humbte tërësisht shpresat.
Zyra e kryeministres konfirmoi se lajmi ishte i vërtet./Express/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës