Google ADS

Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa rrymë

19:23 | 14 Maj 2019
L G

Një pjesë e madhe e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e rënies nga sistemi të nënstacionit Prishtinë 1.

Këtë e ka bërë të ditur për “Arbresh.info” zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala ka thënë se aktualisht një pjesë e konsiderueshme e kryeqytetit ka mbetur pa rrymë.

“Ka probleme në linjat e KOSTT’it, pra ka rene nga sistemi nënstacioni Prishtina 1 dhe një pjesë e konsiderueshme e kryeqytetit aktualisht është pa energjinë elektrike”, ka thënë Buzhala./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme