Muriqi do të bëhet i Fenerbahçes

18:53 | 14 Maj 2019
Arbresh Info

Sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Rizespori gjatë kësaj vere për t’u transferuar në Fenerbahçe. Muriqin ndërkohë e duan edhe në Francë

Vedat Muriqi do të largohet nga Rizespori gjatë kësaj vere, shkruan gazeta express.

Sulmuesi kosovar po kërkohet nga dy klube, Fenerbahçe në Turqi dhe Toulouse në Francë.

Por, sipas mediave turke, prizrenasi e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes.

Ato shkruajnë se përfaqësuesi kosovar do të transferohet në Fenerbahçe gjatë kësaj vere.

Palët i kanë nisur bisedimet dhe vetë futbollisti do ta pëlqente një transferim të mundshëm në kryeqytetin turk.

Rizespori i kërkon 7 milionë euro për njërin prej sulmuesve më të rrezikshëm në Superligën turke.

Muriqi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 32 ndeshje këtë sezon në kampionatin turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme