Nicolo Zaniolo ka konfirmuar se është “i gatshëm” për të nënshkruar një kontratë të re te Roma.
Zaniola është përfolur shumë për transferim te Tottenham Hotspuri ndërkohë që klubet e tjera si Juventusi, Bayern Munichu dhe Real Madridi janë përmendur gjithashtu si vëzhgues të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mesfushori me tipare sulmuesi ka thënë për Corriere dello Sport:
“Kam edhe katër vite të mbetura në kontratën, e shoh të ardhmen time këtu”
“Interesimi nga klubet e tjera është natyrisht i kënaqshëm, por unë jam i gatshëm për të nënshkruar rinovimin sepse jam i lumtur këtu. Do të jem i lumtur për të vazhduar”
“Jam plotësisht i fokusuar në këto dy ndeshjet e fundit, nuk jam duke menduar për diçka tjetër. Ne duhet të përpiqemi për të fituar të dyja”
Pavarësisht sezonit të shkëlqyer të 19-vjeçarit këtë sezon, ai ka pranuar se ka një pendim të madh.
“Goli që pranuam kundër Genoas, që nuk na lejoi t’i marrim tri pikë shumë të rëndësishme”./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...