Është arrestuar biznesmeni shqiptar, Herolind K i cili dyshohet se me gruan e disa familjarë mashtruan zviceranët duke iu marrë miliona franga.
Të gjithë të punësuarit kanë mbetur pa punë e disa me rroga minus, borxhi për kompaninë e tij ka arritur më shumë se 12 milionë franga, shkruan Blick përcjell portali arbresh.info.
Gazeta zvicerane “Blick”, edhe sot ka raportuar për shqiptarin Herolind K., kjo pasi që ai dyshohet se ka mashtruar klientët e tij, duke iu marrë para pa jua kthyer pagesat.
Biznesmeni i ri në sektorin e monedhave digjitale, akuzohet për mashtrim në biznesin e tij që nuk ka shumë që e kishte hapur. Avokati të cilin e ka caktuar është, Valentin Landmann, i cili është i përfshirë edhe në rastin e Loredanës.
Siç shpjegon zyra e prokurorit publik të Thurgaut, kompania LOOK dyshohet për mashtrime të shumëfishta që i kanë konsideruar profesionale.
Sipas zëdhënësit Macro Breu, këtë rast është duke e hetuar departamenti për rastet penale ekonomike dhe krim të organizuar, ndërkaq, shqiptarit iu është caktuar masa e paraburgimit.
Mbrojtësi i Herolind K., avokati Valentin Landmann ka bërë të ditur se është ende herët për të komentuar çështjen penale, duke thënë vetëm se kanë filluar hetimet.
Herolind K, sipas mediave zvicerane raportohet se ka pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta.
Ai kishte zhvendosur zyrat e kompanisë së tij nga Cyrihu në një zonë të thellë të Thurgaut.
Herolind K është paditur nga një biznesmen i njohur në Zvicër. Dyshohet se në mashtrim kishin qenë të përfshirë edhe disa të afërm të tij madje edhe gruaja 29-vjeçare. /arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...