Cardi B del në shopping vetëm me robdeshambër

18:12 | 14 Maj 2019
A. B.

Rap-artistja me famë botërore, Cardi B, njihet për paraqitjet e saj atraktive dhe ekstravagante nëpër shfaqje të ndryshme.

26 vjeçarja rebele ka shfrytëzuar kohën e lirë nga udhëtimi i saj në Miami,  ku ka performuar në Festivalin e Muzikës Rolling Loud për të bërë shopping në një nga qendrat më të njohura tregtare, shkruan portali arbresh.info.

Cardi B ka dalë menjëherë në shopping duke qenë e veshur vetëm  robdeshambrin e hotelit dhe një palë papuçe që janë shumë në trend së fundmi nga marka e njohur Louis Vuitton.

Ndryshe, sa i perket jetës private reperja ekstravagante e ka provuar edhe ndjenjën e mëmësisë, pasi në korrik të vitit 2018 është bërë nënë për herë të parë e një vajze. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme