Hyrja e tifozëve në parket në finalen kundër Prishtinës, ku njëri prej tyre tentoi ta sulmojë kapitenin e Edmond Azemi, i ka kushtuar KB Rahovecit.
Klubi finalist është dënuar me gjobë prej 2600 euro dhe dy ndeshje pa prani të tifozëve.
“2600 euro dënime dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut është bilanci i dënimeve që skuadra jonë ka marr nga FBK-ja pas zhvillimeve që ndodhën në ndeshjen e fundit”.
Bordi i KB Rahovecit thotë se do të apelojë këtë vendim dhe në rast të refuzimit atëherë: “jemi të detyruar që dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri t’i luajmë pa prezencë të shikueseve”, thuhet në postimin e KB Rahovecit.
KB Rahoveci ka kërkuar që veprime të tilla të mos përsëriten më nga ana e tifozëve.
“Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë dhe shpresojmë që të mos përsëriten më veprime të tilla të cilat më së shumti shkojnë në dëm të klubit por edhe qytetit në përgjithësi”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...