Thaçi thotë se është presidenti më pro-amerikan në botë

17:15 | 14 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë sot i pranishëm në takimin me delegacionin amerikan të “Lutjeve të Mëngjesit”, të kryesuar nga kongresmeni Randy Hutgren.

Referuar njoftimit për media nga Presidenca, Thaçi i ka përcjellë përfaqësisë amerikane falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies strategjike me SHBA-të.

“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-të. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit më pro-amerikan në botë.”- citohet në njoftim kreu i shtetit.

Kongresmeni Hutgren ka shprehur nga ana tjetër vlerësimin për partneritetin e kënaqshëm me Kosovën./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme