Shteti i Sri-Lankës e ka mbajtur në fuqi orën policore në nivel kombëtar për të dytën natë radhazi pas valës së sulmeve kundër objekteve islame, të cilat erdhën pas shpërthimeve në kisha dhe hotele.
Një burrë mysliman u ther për vdekje kur keqbërësit u futën nëpër dyqanet me pronarë myslimanë dhe vandalizuan disa xhami gjatë sulmeve të së hënës.
Policia i ka arrestuar 60 njerëz, përfshirë udhëheqësin e një grupi budist të ekstremit të djathtë. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për refuzim të urrejtjes.
Ora policore do të vlenë për tërë shtetin dhe do të hyjë në fuqi të martën në orën 21 sipas kohës lokale.
Tensionet në Sri-Lankë kanë qenë të larta që nga sulmi i militantëve islamikë në kisha dhe hotele para tri javësh, me ç’rast u vranë më shumë se 250 njerëz.
Në reagimin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kolombo thuhet se autoritetet e Sri-Lankës duhet sigurohen që situata të mos dalë jashtë kontrollit.
Kryeministri i këtij vendi, Ranil Wickremesingle, ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë se trazirat e fundit po i dëmtojnë shumë hetimet për sulmet e muajit të kaluar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...