Lenovo është zënë sërish duke instaluar programe keqdashëse në laptopët dhe kompjuterët e saj pa marrë leje apo pa i lajmëruar përdoruesit.
Njëra nga kompanitë më mëdha për kompjuterë është duke u kritikuar për shitjen e laptopëve që kanë të instaluar programe që dërgojnë të dhënat e konsumatorëve direkt tek kompania, shkruan arbresh.info. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Lenovo ka instaluar programe keqdashëse në kompjuterët e konsumatorëve të saj.
Në fillim të këtij viti kompania është zënë duke shituar laptop që kanë të instaluar virusin Superfish që iu lë të hapur nga hakerët.
Tani, kompania kineze është duke krijuar përsëri lajme për softuerin brenda laptopëve të serisë Lenovo ThinkPad, ThingCentre dhe ThinkStation, transmeton arbresh.info. Michael Horowitz nga Computerworld ka zbuluar një program të quajtur ‘Lenovo Costomer Feedback Program 64’ që operon çdo ditë në këto sisteme që mund të kategorizohet si program keqdashës.
Njëri nga programet keqdashëse të zbuluar i përket Omniture, një kompani online për analiza, që përfshin monitorimin e aktiviteteve të përdoruesve duke i dërguar të dhënat në këtë agjenci të marketingut.
Ndërkohë, Lenovo nuk ka përmendur asnjëherë ndonjë uebfaqe që programet e instaluara në laptop janë të lidhura me server online./arbresh.info
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...