Rama: Nuk kam nevojë për gjermanë, amerikanë e francezë për dialogun me opozitën

14:18 | 14 Maj 2019
V. S.

Në lidhje me propozimin e përfaqësuesve të CDU dhe CSU gjermane për të ndërmjetësuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës shqiptare, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim refuzues.

Rama është shprehur se për dialog nuk ka nevojë për gjermanë, amerikanë apo për francezë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të ulet për të dialoguar me opozitën.

“Mirënjohje dhe për përfaqësuesit e Unionit Social Demokrat, që i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt.

Nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francezë, anglezë, as norvegjezë për t’u ulur dhe për të dialoguar, personalisht, e kam thënë e përsëris që dialogu është i pa tjetërsueshëm i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota.

Dialogu është gjithmonë i nevojshëm për të krijuar komunikim mes njerëzve, e dyta, në leximin tim, miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, por negociata nuk ka. Të jeni të qartë.

Nuk ka negociata në kuptimin e një procesi që lidhen me 30 qershorin, se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e vendit. Bëmë marrëveshje në 2017 dhe nuk e negociuam kushtetutën dhe e refuzuam që në sekondën e parë dhe deri në të fundit shtyrjen e zgjedhjeve tej afatit kushtetues, këto nuk shtyhen dot asnjë ditë se Presidenti mes 23 dhe 30 ka zgjedhur 30, e drejta e tij, pra zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në 30 qershor dhe unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar”, ka thënë Rama./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme