Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë seancë ka thënë se Qeveria ka filluar të ndërmerr masa për gjendjen në këtë kompani.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë debatit në Kuvend ku po flitet për gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës, ka thënë se kriza në këtë kompani është thelluar nga punësimet pa kritere.
Hoti ka treguar se cilat janë arsyet se pse po falimenton Telekomi.
“Kriza është thelluar, është rritur punësimi mbi baza të pastërta të nepotizmit dhe politike, auditim nuk është bërë dhe kryeministri nuk ka raportuar në Kuvend. Telekomi po falimenton për shkak të qindra lëndëve në gjykatë. Inkasimet po vihen nga përmbaruesit privat. Telekomi nuk ka ide për riskun e ekspozimit ndaj këtyre rasteve. Ka shumë licenca të kanë skaduar nga Telekomi dhe nuk ka mundësi me i vazhduar dhe kjo ndikon për sigurinë kombëtare duke pa natyrën e kësaj kompanie”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë seancë ka thënë se Qeveria ka filluar të ndërmerr masa për gjendjen në këtë kompani.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...