Kuvendi i Kosovës tashmë është duke mbajte seancë të jashtëzakonshme për Telekomin. Aty, foli edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha në Kuvend se për t’u gjetur një zgjidhje në mes të Telekomit dhe Z-Mobile, janë gjëra që duhet të ndërmerren.
“Duhet të bëhet një ekspertizë që është në kontraktim e sipër, për me vlerësua dënim financiar dhe duhet një mendim ligjor që s’ka të bëjë as me Telekomin e as me Qeveri, dhe të behet një marrëveshje mes Telekomit dhe Z-Mobile”, tha Lluka, raporton Express.
Ai tha se çdo ndërhyrje politike e rrezikon edhe një arbitrazh të mundshëm.
Fjalën pas ministrit e mori deputetja e LVV’së, Albulena Haxhiut, e cila tha se një ministër që nuk e di zgjidhjen e këtij problemi në mes të kompanisë shtetërore dhe Z-Mobile, atëherë ai ministër duhet të shkarkohet.
“Është e çuditshme se si ministri ende nuk ka ide për zgjidhje ne mes të Telekomit dhe Z-Mobile”, tha Haxhiu.
Ajo tha se Qeveria është dashur t’i hapë sytë dhe veshtë, sepse Telekomi është në gjendje të papërballueshme financiare.
“Si është e mundur që Bechtel Enkas Qeveria mundet t’ia japë 53 milionë euro, e kur vjen puna te kompania shtetërore, nuk bëhet asgjë”, tha Haxhiu.
E Valdrin Lluka, iu kundërpërgjigj deputetes së VV’së se si ministër nuk mund të lejojë që të merret ndonjë vendim, pa u marrë asnjë mendim profesional dhe kështu të ketë mbrojtje profesionale.
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...