Gjithçka u mor me shumë entuziazëm.
Madje u propozua që “Gara e Diturisë” të shtrihej edhe jashtë Kosovës, por e shtuna duket se ndryshoi këto pritshmëri.
Në shumë shkolla të vendit nuk arritën teste, andaj mbajta e kësaj gare u anulua, e ky nuk ishte problemi i vetëm me të cilën u ballafaquan mësimdhënësit atë ditë.
Edhe pyetjet sipas mësimdhënësve nuk ishin në nivelin e duhur, veç gabimeve të shumta drejtshkrimore dhe teknike kishte edhe pyetje me përgjigje gabim apo pa zgjidhje.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi përmes së cilave mësimdhënësit kanë kritikuar ashpër përpiluesit e këtyre testeve. Ata kanë vlerësuar se kjo gjithë kjo garë është bërë për interesa dhe përfitime materiale të personave të caktuar.
Arbresh.info gjatë tërë ditës ka provuar të marrë një prononcim nga koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.
Në fotografitë më poshtë mund të shihni pyetje nga testet e “Garës së Diturisë” që sipas mësimdhënësve përgjigjet e tyre janë gabim apo janë pa zgjidhje.
E para mbajtës së kësaj gare koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti në një intervistë dhënë arbresh.info kishte deklaruar se në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë nxënësit në Kosovë përjashtuar ata serbë.
Sipas tij testet ishin hartuar nga 110 ekspertë.
“Janë hartuar prej mbi 110 ekspertë të nivelit akademik, të shkollave të mesme dhe të mësuesve. Natyrisht me një përgjegjësi profesionale që ata kanë dhe çdo test ka edhe nënshkrimin e ekipit që i ka hartuar. Testet nga klasa 5-12 janë me alternativa a dhe b dhe është i hartuar edhe testi plotësues, nëse do të ketë vende të njëjta me teste të barabartë do t’i kemi testet plotësuese”, pati thënë ai.
E këta ekspertë sipas Hotit janë paguar 200 euro për muaj.
“Shuma nuk është e madhe, të gjitha testet kushtojnë diku 35 mijë euro sa kemi informacione sepse shpenzimet shkojnë përmes zyrës së kryeministrit ndërsa ekspertë janë paguar diku 200 euro për muaj që është pagesë e baras vlefshme që kanë marrë edhe në kuadër të testit të maturës”, ka shtuar Hoti.
Hoti gjithashtu ishte shprehur i bindur se gara do të mbahet madje kundërshtimet të mësimdhënësve i kishte quajtur zëra aty-këtu duke e quajtur obligim ligjor mbajtjen e këtij testi./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...